E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edmond Budina i bashkohet tubimit te inceneratori i Tiranës: Duhet të përshkallëzojmë protestat dhe të mos ndalemi
Bota

Edmond Budina i bashkohet tubimit te inceneratori i Tiranës: Duhet të përshkallëzojmë protestat dhe të mos ndalemi

Gjatë fjalës së mbajtur përpara të pranishmëve, Budina theksoi se inceneratori i Tiranës është skena e krimit që vërteton që këtë vend e drejton mafia. Ai kërkoi përshkallëzim të protestave pasi një regjimi që të dhunon nuk i duhet kthyer faqja tjetër por duhet rezistencë.

“A e dini që në Shqipëri drejton mafia, në Shqipëri nuk ka qeveri ka mafie dhe mafia bën ligjin në këtë vend. Ja ku jemi te skena e krimit, fakti ja ku është, inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Paratë tuaja të vjedhura. Ja ku është skena tjetër e krimit Teatri Kombëtar që e shembën në 4 të mëngjesit me njerëzit brenda. Mafia nuk pyet prandaj ne nuk duhet të ndalojmë asnjëherë. Unë mendoj se çdo protestë duhet të ketë një rezultat. Ne kemi protestuar te teatri për 2 vite e gjysëm me kulturë dhe cila ishte përgjigjja që na dha shteti, dhuna. Atyre nuk i intereson teatri u interesion sheshi dhe kullat dhe sheshi aty.

Ka një thënie në bilët, kur të qëllojnë ktheju faqen tjetër, por kur ai të zhdëp në dru pse t’i kthesh faqen tjetër.

Duhet të përshkallëzojmë protestat dhe të mos dalemi në protesta dhe të mos shohim kush i drejton ato. T’i bashgkohem PD dhe Partisë së Lirisë dhe këdo që luton mafien në pushtet”, tha Budina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.