E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edmond Budina: Nuk do ta lëmë me kaq, do i drejtohemi Strasburgut
Publik News

Edmond Budina: Nuk do ta lëmë me kaq, do i drejtohemi Strasburgut

Regjisori Edmond Budina, një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka deklaruar se ndjehet si i kthyer në një skenë krimi, aty ku i kanë vrarë gjënë më të shtrenjtë.

“Ndjehem sot si një njeri që kthehet në skenën e krimit, ku i kanë vrarë mbase gjënë më të dashur që ka pasur në jetë. Është e dhimbshme të shikosh këto eskavatorë që gërryejnë dhe e fshehin atë që dy ditë më parë e thanë me gojën e tyre, që duhet të shpëtohet gardëroba, ekuizita… Të gjithë pasurinë e atij teatri u varrosën në ato rrënoja, revoltohesh nga ky xhest”, tha ai.

Në një intervistë për News 24, Budina u shpreh ndër të tjera se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk do ta lëjë me kaq këtë cështje.

“Këtu ka interesa të fshehta, interesa mafioze por nuk do i lëmë kështu. E di që vendin e kanë lënë pa Gjykatë Kushtetuese, por nuk e lëmë me kaq këtë cështje, do ta ndjekim cështjen ndërkombëtarisht. Do i drejtohemi Strasburgut, gjykatave ndërkombëtare, Komisionit Europian pasi duket tashëm që Shqipëria është bërë vend i pastrimit të parave të pista, dhe shqiptarët e ndershëm nuk e meritojnë këtë”, shtoi Budina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.