Edukatorja dhunon foshnjën 18 muajshe në Durrës, procedohet pronari i kopshtit, ekspertiza konstaton shenja dhune
Një foshnjë 18 muajshe është dhunuar nga edukatorja në qytetin e Durrësit.
Denoncimi është bërë nga gjyshja e fëmijës, e cila ka konstatuar shenja dhune te e vogla, që në ditën e dytë të kopshtit.
Pas denoncimit, është proceduar penalisht pronari i kopshtit G.D 61 vjeç.
Siç tregon gjyshja e vajzës, e vogla ka pasur shenja në fytyrë në qafë dhe në kurriz.
Ndërkaq edhe ekspertiza e vërteton dhunën ndaj fëmijës.
“Ishte godit te faqja. Ishte dita e dytë. Unë dyshova te edeukatorja e lagjes. 2 edukatore dhe pastruesja ishin në kopësht”, tha gjyshja për news 24, e cila më pas u mbështet edhe nga një fqinj.
“Fëmija ka pasur shenja në fytyrë dhe në qafë, por edhe këtu mbrapa,. Qante goca kur e prekte”, shtoi fqinji.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



