“Edukatorja më rrahu”, babai i 3-vjeçares: Ajo nuk fliste rrjedhshëm më parë, tani flet me sy mbyllur
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kryer aktin e ekspertimit për 3-vjeçaren e cila u dhunua disa ditë më parë nga një edukatore në një kopsht privat në Tiranë.
Ekspertimi është kryer të mërkurën e 8 nëntorit dhe po atë ditë është dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ndërkaq, policia ka nisur procedim penal për Daniel Danushin, pronarin e kopshtit, ku u dhunua nga edukatorja 3-vjeçarja në Tiranë.
Mësohet se ky kopsht ka qene pa licencë, gjithashtu pronari ka fshehur dhe të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 1 nënor. Prindërit e vajzës kanë deklaruar se janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00, por dhuna dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.
“Edukatorja më rrahu”, babai i 3-vjeçares: Ajo nuk fliste rrjedhshëm më parë, tani flet me sy mbyllur

Babai i vogëlushes mes emocioneve ka treguar se vajza e tij më parë nuk fliste rrjedhshëm, por pas ngjarjes së rëndë ajo ka folur në spital edhe me sy mbyllur ka rrëfyer se edukatorja e ka rrahur.
Babai është tronditur nga një deklaratë e tillë nga vajza, pasi ajo më parë ka patur probleme me të shprehurin.
Madje ai ka treguar se vajza ka bërtitur me të madhe dhe ka treguar për edukatoren.
Trauma, të gjitha…Çohet vajza në darkë, bërtet me të madhe edhe thotë “edukatorja”… Që vajza ime nuk flet plotësisht, por dy netët e fundit në Spitalin e Traumës filloi duke folur, siç flasim ne tani “edukatorja më rrahu”. Unë ngela kshu, u shokova fare, u përlota…Pasi bëri allçinë që po e mbanim aty në vëzhgim që do dilnim për punë dite, foli, filloi duke folur fjalë të rrjedhshme edhe me sy mbyllur në gjumë. Unë punoj dy punë, nga ora 6 e deri në orën 8 të darkës. Mendova, që një kopsht privat do ishte ideal për vajzën time, që nuk i shtjellohen fjalët, nuk i thotë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



