E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama zbulon “HERONJTË E DITËS”:Efektivët e FA shpëtojnë 38 vjeçaren e sëmurë
Lajme

Kryeministri Rama zbulon “HERONJTË E DITËS”:Efektivët e FA shpëtojnë 38 vjeçaren e sëmurë

 Pjesëtarë të Ushtrisë së Shqipërisë ka shpëtuar një grua 38 vjeçare, nën e dy fëmijëve e cila ishte e sëmurë dhe kishte mbetur e bllokuar nga bora.

 Ajo ishte nga fshati Tejdrinë e Kukësit, dhe për ta shpëtuar efektivë të ushtrisë  kanë bërë 3 orë ecje në këmbë, shkruan Rama në FB

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur heronj pjesëtarët e FA-së.

HERONJTË E DITËS – Pas 3 orësh ecje në këmbë, FA shpëtojnë nënën e sëmurë të dy fëmijëve .

Nëna 38-vjeçare, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit u nisën drejt fshatit Tejdrinë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.