E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Efektivi i RENEA dhe policë të tjerë në pranga për baste të paligjshme
Lajme

Efektivi i RENEA dhe policë të tjerë në pranga për baste të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masa sigurie ndaj disa punonjësve të policisë, mes të cilëve edhe një efektiv i njësisë speciale RENEA, të dyshuar për përfshirje në organizimin dhe favorizimin e lojërave të paligjshme të fatit. Hetimi përfshin gjithashtu akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Operacioni, i koduar “Last Bet”, është zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Në kuadër të këtij procedimi penal, gjykata ka caktuar masa sigurie personale me karakter shtrëngues dhe ndalues për shtatë persona, gjashtë prej të cilëve janë efektivë policie në detyra të ndryshme.

Sipas vendimit të gjykatës, masa e “arrestit në shtëpi” është vendosur ndaj dy punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, ndërsa për katër efektivë të tjerë janë caktuar masat “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Mes tyre përfshihet edhe një anëtar i forcave speciale RENEA.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë vitit 2025, ka rezultuar se të dyshuarit, duke shfrytëzuar funksionet shtetërore dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe mbështetur ushtrimin e basteve sportive dhe llotarive të paligjshme, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në funksion të hetimit, autoritetet kanë sekuestruar shtatë telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për koordinimin dhe zhvillimin e aktivitetit kriminal. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përfshirjes së secilit prej personave nën masë sigurie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.