BBV 3 , alkol e skandale / Egla shpërthen në lot pas debatit me Julin: Ti qenke vërtet idiot!
Egla dhe Juli janë përfshirë në një debat të ashpër pas spektaklit të mbrëmshëm.
Ata i janë rikthyer temës së debatet të mëparshëm, ndërrimi i banorëve në dhomën e gjumit, një të cilën Egla nuk e pranon.
Egla: Unë të dua fort o Jul, por ti qenke vërtet idiot. Unë të kam toleruar siç nuk toleroj rob rrotull. Unë nuk jam gastori pallatit, batutat bëji me shokët e tu, mua nuk më ke shoqe. Mesa duket me ty s’funksionon inteligjenca.
Juli: E paedukatë.
Egla: Shko hiq brekët tek dhoma. Me brekët e tua më vjen këtu, shko hiqja gruas tate! Është hale komplet! Është një copë idioti dhe pikë kaq. Mashkull që vjen si pordha nëpër brekë nëpër shpi, pa bërë asnjë punë, duke kërkuar cigare….
Klodian Duro nuk mban pijen: Kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju

Pas përfundimit të ‘BBV3’ banorët janë mbledhur të gjithë në darkë ku nuk mungoi as alkooli.
Si duket Klodian Duro nuk e ka mbajtur dot pijen duke shpërthyer në kërcënime dhe duke treguar dhe arsen pse dhunonte partneren.
“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”, janë disa nga fjalët e thëna nga Klodian Duro nën efektin e alkoolit.
Habit Rikja: Mund të bëhem çift me një gocë këtu brenda

Ishte e papritur deklarata e Rikes në Big Brother, ndonëse me shaka, kur tha se mund të bëhej çift edhe me një vajzë brenda shtëpisë, pasi Dea tha se publiku pëlqen çiftet.
Deklarata u prit me të qeshur nga banoret e tjera, Vesa, Arta dhe Dea, të cilët treguan se janë pëlqyer nga një gjini e njëjtë. Fatjoni e pyeti se për cilën vajzë ka simpati ndërsa me nota humori, Arta tha se për Riken e kishte bërë një përjashtim.
Arta: E kam kuptuar që gjuha jote e dashurisë është përqafimi
Rikja: Kjo mund të keqkuptohet jashtë, kjo i përqafon të gjithë
Dea: Njerëzit vdesin të shikojnë të shohin çifte në ekran
Rikja: Unë mund të bëhem çift edhe më një gocë, se të gjithë mendojnë meshkuj meshkuj
Heidi: Ai u mërzit o zemra se ka një shans më pak (për Fatjonin)
Fatjoni: O Rike, kë ke qejf nga gocat, kush të përshtatet?
Dea: Rikja do ndonjë gocë trime fare
Vesa: Edhe mua më ka ndodhur me më dasht dy gjinitë
Fatjon: Të gjithëve i ka ndodhur
Vesa: Më kanë thënë duhet të jesh shumë femër e fortë me të dasht dy gjinitë
Arta: Për Riken unë e bëj një përjashtim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



