Eksperti i kriminalistikës: Arkitektit të e-Albanias i duhet grisur diploma
Hakerat kanë vjedhur sekrete që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare
Ai tha në ABC se janë marrë të dhëna shtetërore për personat e dyshuar apo informacione të tjera shumë sensitive që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare.
Sipas tij në rast se raporti lexohet me kujdes del se sistemi nuk ka pasur anti-virus.
“Nëse raporti lexohet me kujdes del se ky sistem nuk ka pasur antivirus, dhe arkitektit të e-Albania i duhet grisur diploma, duke e centralizuar sistemin, atëherë dëmi ishte më i madh dhe lehtësisht i aksesueshëm.
Për fat të mirë nuk u integruan të dhënat bankare. Janë vjedhur shumë sekrete shtetërore, për personat e dyshuar, apo informacione të tjera të jashtëzakonshme, shumë sensitive që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare.”,u shpreh Karamuço.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



