E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksperti i mafias tregon cili është shteti më i korruptuar i botës
Bota

Eksperti i mafias tregon cili është shteti më i korruptuar i botës

‘Nuk është burokracia, nuk është policia, nuk është as politika, por ai i cili është i korruptuar është kapitali financiar’

Britania është vendi më i korruptuar në botë, sipas gazetarit Roberto Saviano, i cili kaloi më shumë se një dekadë duke ekspozuar veprat penale të mafias Italiane.

36-vjeçari ka qëndruar nën mbrojtjen e policisë që nga publikimi i shpalljeve mbi anëtarët e Camorra-s, një degë e fuqishme e mafias napolitane, në vitin 2006.

Ai i tha një audience në Hay-on-Way: “Nëse do të të pyesja se cili është vendi më i korruptuar në botë mund të më thonit që është Afganistani, mbase Greqia, Nigeria, Italia e Jugut dhe unë do ju thoja që është Mbretëria e Bashkuar.

“Nuk është burokracia, nuk është policia, nuk është politika, por ai i cili është i korruptuar është kapitali financiar. 90% e zotëruesve të kapitalit në Londër i kanë zyrat e tyre qendrore në det të hapur.

“Jersey dhe Cayman janë portat që aksesojnë kapitalin kriminal në Evropë dhe Mbretëria e Bashkuar është vendi që e lejon këtë. Kjo është arsyeja pse e kam aq të vështirë sot të flas me ju, sepse dua t’u them, kjo ju përket juve, kjo i përket jetës suaj, kjo i përket qeverisjes suaj.”

Mbretëria e Bashkuar renditet e 10-ta në Transparencën Ndërkombëtare të Indeksit të Përceptimeve të Korrupsionit 2015, e cila mat nivelet e korrupsionit të sektorit publik në të gjithë botën.

Zoti Saviano gjithashtu ndikoi në debatin e referendumit të Evropës, duke argumentuar se një votë që aprovon largimin do ta ekspozonte edhe më shumë Mbretërinë e Bashkuar ndaj krimit të organizuar.

Ai tha: “Largimi nga Evropa do të thotë t’i lësh vend kësaj që të ndodhë. Do të thotë të lejosh shoqëritë e Katarit, familjet meksikane të drogës, mafian ruse për të fituar edhe më shumë fuqi dhe Korporata Bankare e Hongong dhe Shanghai i ka paguar 2 bilionë euro gjobë qeverisë së Shteteve të Bashkuara, sepse tregoi që kishte pastruar para që vinin nga kartelet dhe kompanitë Iraniane. Ne kemi prova, ne kemi dëshmi.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.