Eksperti i Sigurisë: Shqipëria vend tranzit për drograt e forta
Krimi ka arritur të penetrojë deri në Policinë e Shtetit
Sipas ekspertit të sigurisë, Arben Hajdarmataj, Shqipëria është kthyer në një vend tranzit për trafikimin e drogës, duke u shqetësuar OKB dhe vendet perëndimore. Hajdarmataj theksoi se, megjithëse policia ka kapacitet për të goditur grupet e trafikantëve, politika ndonjëherë pengon veprimin e saj dhe në disa raste bëhet edhe ortake me krimin.
Shqipëria është vënë në vëmendjen e autoriteteve ndërkombëtare për shkak të trafikut të kokainës, duke e rritur rrezikshmërinë në vend.
Hajdarmataj përmendi se është e rëndësishme të analizohet se sa pengohet policia dhe cila është dëshira e saj për të vepruar në luftën kundër trafikimit të drogës. Ndërkaq, politika ka shpesh ndikuar në mospërballjen e këtij fenomeni, duke inkriminuar policinë dhe ndaluar aksionet e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



