E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini: Kthimi në karantinë opsioni i fundit
Publik News

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini: Kthimi në karantinë opsioni i fundit

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Ajo ka folur edhe për spitalin Covid3, ku sqaroi se më së shumti do të përdoret për pacientët të që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor.

“Te Covid-3 mund të shtrohen edhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. Te Covid-3 do të shkojnë raste të rënda, që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor. Drejtues i këtij spitali është prof. Arjan Harxhi”, tha Tomini për ‘news24’.

Ndër të tjera Tomini është shprehur se kthimi në një karantinë të dytë do të jetë opsioni i fundit.

“Sigurisht që merren të gjithë opsionet e mundshme për minimizimin e virusit. Karantina dha efekte shëndetësore, psikologjike, ekonomike. Mbetet një opsion i fundit. Do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera më parë, dhe në fund do të shihet. Do të shihet ezaurimi i spitaleve dhe rritja e numrit, të cilët do të na detyrojnë për hapa të mëtejshëm.,” tha Tomini ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.