E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksploziv banesës së shefit të policisë
Publik News

Eksploziv banesës së shefit të policisë

Shpërthim ne banesën e policit të Shkodrës Prelë Milani me detyrë komandant poste në Theth.

Nga  ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa polici Prelë Milani sapo kishte dalë nga shtëpia rreth orës 22:45 për të shkuar në punë sepse ka qenë i gatshëm, ndërsa brenda shtëpisë ndodhej bashkëshortja dhe vajza e tij kur papritur kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm duke patur vetëm dëme materiale.

Sasia e lëndës plasëse e dyshuar si tritol është vendosur në pjesën e pasme të banesës së policit në zonën e Zooteknikës në një shtëpi private.

Tritoli ka shpërthyer afër një barake ku nuk jeton askush dhe përdoret si magazinë nga familja. Pavarësisht shpërthimit polici Prelë Milani nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë.

Familjarët pasi është larguar i kanë bërë të ditur se tritoli ka shpërthyer në shtëpinë e tyre ndërsa më pas kanë ardhur ekspertët e policisë duke nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur në banesën e kolegut të tyre.

Vetë polici Milani ka dyshime se kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës si polici dhe komandant poste në Theth. Çështja e kultivimit të drogës në Dukagjin vazhdon të jetë problem dhe efektivi Milani është përballur shpesh herë me asgjesim të lëndëve narkotike si pjesë e policisë.

Ndaj dyshimet e para janë se ky është një sinjal për policin Milani. Në Dukagjin në një kohë të shkurtër kanë ndodhur dy vrasje në fund të 2019 teksa është vrarë Lazër Arra dhe pas tij Gjergj Krytha, që të dyja vrasje që mendohen se kanë ardhur si pasojë e kultivimit të bimëve narkotike.

Polici Milani ka mohuar të ketë patur ndonjë presion, kërcënim apo konflikt të drejpërdrejtë dhe se nuk ka një ide se kush mund të jenë autorët por dyshon fort se shpërthimi me tritol në banesën e tij mund të jenë një mesazh kërcënues për shkak të punës së tij të përditshme si efektiv policie. Ende policia nuk ka autor të dyshuar për këtë ngjarje dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.