E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar
Lajme

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar

Eshte ekstarduar nga Athina në drejtim të Shqipërisë një shtetas i denuar 17 vjet burg per vjedhje me aramë. Interpol Tiranë ka bërë të munudr sjelljen e tij në vendin tonë ku edhe do të vuajë dënimin që ka marrë nga gjykata e Gjirokastrës.
Në njotimin e policisë thuhet se:  Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe ”Armëmbajtje pa leje” të parashikuara nga nenet 140, 25 e 278/2 të Kodit Penal.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Arsen Hasani 37 vjeç lindur në Tepelenë.

Shtetasi Arsen Hasani është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim nr. 09, datë 25.01.2006 e ka dënuar me 17 vite burgim, për veprën penale “Vjedhje me armë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje” të parashikuara nga nenet 140, 25 e 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 21.07.2003, rreth orës 23:30 në bashkëpunim me shtetasin B.K, në fshatin Katund, Gjirokastër, kanë tentuar të vjedhin me përdorimin e një arme zjarri banesën e shtetasit V.B.

Prej disa kohësh, ky shtetas fshihej në Greqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinës/Greqi, u bë i mundur gjetja dhe arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.