E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan, babë e bir në qeli, lirohen katër të arrestuarit e tjerë
Publik News

Elbasan, babë e bir në qeli, lirohen katër të arrestuarit e tjerë

Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me ngjarjen e djeshme  në Elbasan, ku policia ndaloi dhe shoqëroi disa persona, mes tyre janë vëllezërit Manehasa, të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjet e fundit në këtë qytet.

Policia shoqëroi 6 persona, por 4 prej tyre u lanë të lirë. Albert dhe Seit Manhasa, babë e bir u lanë në qeli, pasi u është gjetur në shtëpi një pistoletë.

Kreshnik dhe Ymer Manhasa, Artur Tosk e Bujar Dervishi janë lënë të lirë.

Mendohet se ata kanë lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në këtë qytet, ku vetëm para pak ditësh u vra pranë shtëpisë një shpërndarës droge, 39-vjeçari Emiljano Ramazani, i njohur ndryshe si “Rrahmani”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.