Elbasan, dënohet me burg të përjetshëm ish polici që vrau bashkëshorten me kallash
Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burg të përjetshëm ish policin, Koço Buzo i cili vrau gruan e tij në maj të 2021.
Ngjarja ndodhi më 6 maj të 2021, pas seancës gjyqësore të divorcit mes tyre. Buzo e priti me kallash në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit dhe e qëlloi me disa plumba bashkëshorten e tij.
Në atë kohë, Buzo u neutralizua nga persona që ishin në vendngjarje dhe më pas u arrestua.
Kujtojmë se plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, por fatmirësisht ata nuk patën lëndime shumë të rënda dhe ishin jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, i cili u plagos rastësisht me një plumb në dorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



