Elbasan/ Një 45 vjeçar qëllon me armë në mënyrë të pakontrolluar
Pak momente më parë mësohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zavalinë të Elbasanit.
Mësohet se një 45-vjeçari ka qëlluar me armë në mënyrë të pakontrolluar. Mësohet se i dyshuari është arratisur drejt një zone pyjore dhe është i armatosur. Nga raportimet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë forcat speciale RENEA janë nisur për në vendngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



