ELBASAN/ Operacion ‘top secret’ ndërkombëtar në një qendër tregtare
Operacion ndërkombëtar në Elbasan në qendër tregtare. Mësohet se Policia spanjolle, në bashkëpunim me atë shqiptare ka zbarkuar në kompleksin e banimit “Dardanët” pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ ku kryejnë aktivitet shumë biznese.
Mësohet se operacioni është zhvilluar në kushte ‘Top secret’, ndërkohë që policia ka rrethuar prej 30 minutash një biznes në katin e 2.
Deri më tani nuk dihet se kujt i përket ky biznes si dhe për çfarë po kërkohet aktualisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



