E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan, situata me mbetjet jashtë kontrollit, ndërpritet puna edhe në landfill
Lajme

Elbasan, situata me mbetjet jashtë kontrollit, ndërpritet puna edhe në landfill

Pasi gllabëroi 27 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë, inceneratori i ELbasanit është marrë në dorëzim nga Bashkitë e Qarkut të Elbasanit, e sot edhe për shkak të sekuestros, drejtimi i tij i është besuar një administratori shtetëror.

Që prej dhjetorit të vitit 2021 ky incinerator është i fikur, e mbetjet aty nuk digjen. Administratorët aktual e justifikojnë këtë me një fazë remonti, e cila duket se po zgjat përtej çdo afati. Syri Tv ka shkuar sot pranë këtij Inceneratori, ku me sy të lirë, duket se jo vetëm që impianti i incenerimit është jashtë funksioni, por puna është ndërprerë edhe në landfillin e krijuar për ndarjen e mbetjeve.

Pas 27 milionë euro investim, ky incinerator tashmë po kthehet edhe në problem. Mbetjet e hedhura kudo dhe pa administrimin e duhur, rrezikon që të shkaktojë dëme mjedisore në zonën përreth.

Nga burime brenda këtij Inceneratorit, mësohet se situata me mbetjet është jashtë kontrolli. Rivënia në punë e Inceneratorit, duket e pamundur për shkak të kostos së lartë. Ai kërkon një sasi të madhe nafte për tu mbajtur në punë, kostoja e se ciles është e papërballueshme për Bashkinë e Elbasanit.

Gjithashtu pajisjet e vendosura janë jashtë funksionit dhe remonti i tyre kërkon shpenzime të larta, çka do e frynte edhe më shumë faturën e investimit për këtë Incenerator. Sikur të mos mjaftonte vetëm problemet që ka inceneratori, edhe situata në landfillinin e menaxhimit të mbetjeve është jashtë kontrolli. Kompania e krijuar për menaxhimin e Inceneratorit të Elbasanit, e sekuestruar nga SPAK, po punon me gjysmë kapacitet, e personat që punojnë aktualisht aty e kanë të papërballueshme menaxhimin e mbetjeve.

Problemi shtohet edhe nga mungesa e makinerive të nevojshme për ndarjen e mbetjeve, ndaj dhe janë të detyruar që për momentin të bëjnë vetëm procesin e depozitimit, ku edhe me sy të lirë duket ezaurimi i kapaciteteve. Në këtë situatë, afera prej 27 milionë euro jo vetëm që zhdukur taksat e shqiptarëve, por po kthehet në një rrezik për mjedisin dhe banorët përreth.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.