E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elisa Spiropali sulmon marrëveshjen PD-LSI: Basha është avion pa bisht, Mona do inspektoriate, Flamur Noka thotë do presim gishta e nxjerrim sy (E PLOTË)
Publik News

Elisa Spiropali sulmon marrëveshjen PD-LSI: Basha është avion pa bisht, Mona do inspektoriate, Flamur Noka thotë do presim gishta e nxjerrim sy (E PLOTË)

Ministrja Elisa Spiropali ka sulmuar nga Kuvendi marrëveshjen e firmosur sot mes LSI dhe PD, duke kërkuar nga shqiptarët që në 25 prill të ndëshkojnë ata që kanë marrë peng Shqipërinë.

“Kush do i ndërtojë shtëpitë e rindërtimit. Kush do i rindërtojë, Shpëtimi? Kush do i vaksionojë shqiptarët, ky Nardi? Po turizmit kush do i sjell 10 milion turistë, ky Agroni? Po aeroportet kush do i ndërtojë, Mona? Dhe u duket çudi këtyre. Normal se kur keni kryetar partie dhe kandidat për kryeministër një aeroplan pa bishë, s’ka çtë duhet aeroporti”, tha Spiropali.

Më tej, ajo tha se LSI do drejtori dhe inspektoriate për të ndarë Shqipërinë copa copa.

Spiropali përmendi dhe një kërcënim të Flamur Nokës, i cili pak ditë më parë tha se do tu priten gishtat atyre që fusin duart në xhepat e shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Elisa Spiropalit:

Nënshkruan një marrëveshje imagjinare mes tyre, vunë Himnin e Flamurit, dhe thanë me ne Shqipëria do vijë aty ku ishte. Por që do kishim 2 vite luftë në Kuvend, në rrugë, do shkatërroheshin institucionet, që këta të kthehen prapë te kjo listë, kjo është për të vënë duart në kokë.

Kush do i ndërtojë shtëpitë e rindërtimit. Kush do i rindërtojë, Shpëtimi? Kush do i vaksionojë shqiptarët, ky Nardi? Po turizmit kush do i sjell 10 milion turistë, ky Agroni? Po aeroportet kush do i ndërtojë, Mona? Dhe u duket çudi këtyre. Normal se kur keni kryetar partie dhe kandidat për kryeministër një aeroplan pa bishë, s’ka çtë duhet aeroporti.

Po votën e emigrantëve pse e ndalojnë. Kanë frikë nga vota e emigrantëve xhanëm. Kanë 4 vite që thonë po ikin shqiptarët nga Edi Rama, shqiptarët po ikin nga këta, nga kjo listë që është e njëjta. Këta duan drejtori, inspektoriate, duan të ndajnë Shqipërinë copa copa.

Flamur Noka që thotë dhe sot e kësaj dite që do u presim  gishtat dhe do u nxjerrim sytë kundërshtarëve. Që thotë lëreni qëendrën e Vorës ashtu të shkatërruar, se do u presim duart atyre që do ta ndërtojnë.

Të gjithë në votim në 25 prill, për të mbyllur hendekun për Shqipërinë që kishin marrë peng këta dhe Shqipërisë që duam.

Flamur pas Falmuri këta, Lul pas Luli, Monë pas Mone, me Saliun në krye, dhe duan të vijnë prapë këta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.