E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elon Musk përfshihet në fushatën elektorale në SHBA: Votoni republikanët për në Kongres
Lajme

Elon Musk përfshihet në fushatën elektorale në SHBA: Votoni republikanët për në Kongres

Në ditën e fundit të zgjedhjeve afatmesme në SHBA, Miliarderi Elon Musk u ka bëri thirrje amerikanëve që të votojnë kandidatët e Partisë Republikane.

Përmes një postimi në Twitter, Musk shkruan se “pushteti i përbashkët frenon ekseset më të këqija të të dyja palëve”, ku sipas tij vota ndaj republikanëve në Kongres balancon presidencën e demokratëve.

“Për votuesit me mendje të pavarur: Pushteti i përbashkët frenon ekseset më të këqija të të dyja partive, prandaj rekomandoj votën për një Kongres Republikan, duke qenë se Presidenca është Demokratike”, shkruan Musk në Twitter.

Ndërhyrja e njeriut më të pasur në botë, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 8 nëntor, vjen 10 ditë pasi ai bleu mes polemikash rrjetin social Twitter, për një shumë prej 44 miliardë eurosh.

Duke pasur parasysh botëkuptimin e tij të vetë-përshkruar si një “absolutist i fjalës së lirë” analistët besojnë për një rikthim të personave të ndaluar në Twitter, ku me shumë gjasa mes tyre do të jetë dhe ish-presidenti Donald Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.