Elona Caslli, i kërkon Veliajt të mësojë shkrimin e gjuhës shqipe: Kujdes me rasat, Gjallesë!
Kujdes me rasat, Gjallesë!
Gjallesë, ma plase buzën! Tani lexo me kujdes dhe mundohu të përqëndrohesh!
Në statusin tënd duhet të përdorje rasën dhanore të emrit dhe jo rasën kallëzore.
Shkurtimisht…
Rasa dhanore i përgjigjet pyetjes – Kujt?
Rasa kallezore i përgjigjet pyetjes – Kë?
Kur shkruan “ gëzuar të gjithë atyre” , duhet që emri i tyre të jetë në rasën dhanore.
Kujt i thua gëzuar dhe jo kë i thua gëzuar….?!
1.stafin shëndetësor ( gabim) – stafit shëndetësor (saktë)
2.policinë (gabim)- policisë (saktë)
3.zjarrëfikësit ( gabim)- zjarrfikësve (saktë)
4.punëtorët e qytetit- (gabim)- punëtorëve të qytetit (saktë)
5.mësuesit (gabim)- mësuesve (saktë)
6.edukatorët (gabim)- edukatorëve (saktë)
7. e shumë të tjerë (gabim)- e shumë të tjerëve (saktë)
Elona Caslli
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



