Elseid Hysaj në zi, humb njeriun e tij të afërt: Lamtumirë bosi jem
Elseid Hysaj po përjeton momente të dhimbshme së bashku me familjen e tij, pas ndarjes nga jeta të gjyshit të tij, me të cilin mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kishte një lidhje të veçantë.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes rrjeteve sociale. Hysaj ka publikuar një fotografi ku shfaqet pranë gjyshit të tij, duke e shoqëruar me vetëm pak fjalë, por që përcjellin dhimbjen e madhe të kësaj humbjeje.
“Lamtumirë bosi jem”, shkruan Hysaj në dedikimin e tij.
Një mesazh i shkurtër, por kuptimplotë, përmes të cilit futbollisti ka ndarë me ndjekësit e tij dhimbjen për ndarjen nga jeta të një prej njerëzve të rëndësishëm në jetën e tij.
Pas publikimit të lajmit, miq, të afërm, tifozë dhe ndjekës të shumtë kanë shprehur ngushëllimet për Elseid Hysajn dhe familjen e tij, duke i qëndruar pranë në këtë moment të vështirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




