Sarri ‘thikë pas shpine’ Hysajt, e përjashton nga lista e Seria A
Elseid Hysaj po përjeton një tjetër moment delikat në aventurën e tij te Lazio. Klubi kryeqytetas ka vendosur të heqë mbrojtësin e kombëtares shqiptare nga lista e lojtarëve të federuar për kampionatin, duke regjistruar në vend të tij mesfushorin Fisayo Dele-Bashiru.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë klubi italian:
“S.S. Lazio njofton përfshirjen e Fisayo Dele-Bashiru në listën e lojtarëve të federuar në Lega Serie A, për të zëvendësuar Elseid Hysaj.”
Ky vendim e lë Hysajn jashtë ndeshjeve të Serie A deri në një rishikim tjetër të listës nga ana e klubit, duke e kufizuar për momentin vetëm te aktivitetet jashtë kampionatit, nëse stafi vendos ta përdorë.
Nuk është hera e parë që mbrojtësi shkodran përballet me një situatë të tillë. Edhe sezonin e kaluar ai u la jashtë për një periudhë të gjatë, përpara se të rikthehej në dispozicion të skuadrës.
Aktualisht nuk ka një arsye të qartë për përjashtimin e tij, sidomos duke pasur parasysh se këtë sezon 30-vjeçari ka zhvilluar tre ndeshje me Lazion. Hysaj ka qenë prej vitesh lojtar i besuar i Maurizio Sarrit, që e ngriti në Serie A te Empoli dhe më pas e mori me vete te Napoli dhe Lazio.
E ardhmja e tij në kryeqytet mbetet e paqartë, ndërsa afati dimëror i merkatos mund të sjellë skenarë të rinj për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



