E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emigracioni / Basha: Koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë
Publik News

Emigracioni / Basha: Koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha publikoi shifrat e Eurostat për emigracionin masiv.

Sipas këtyre shifrave, shqiptarët janë të parët për leje qëndrimi në BE në krahasim me numrin e popullsisë

Basha shkruan se shqiptarët janë të suksesshëm në botë, ndaj nuk ka arsye që të mos jenë të suksesshëm në vendin e tyre.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.

Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!” shkruan Basha.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.