E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emigrantët 48 orë të bllokuar në dogana, Basha thirrje Qeverisë: Të lejohen të kalojnë kufirin menjëherë
Publik News

Emigrantët 48 orë të bllokuar në dogana, Basha thirrje Qeverisë: Të lejohen të kalojnë kufirin menjëherë

Kreu i PD Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë që të lejojë menjëherë kalimin në kufi të emigrantëve shqiptarë që kanë 48 orë të bllokuar.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se braktisja e qytetarëve në kufi është papërgjegjshmëri çnjerërore.

“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore.  Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan Lulzim Basha, kreu i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.