E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emigrantët, vijojnë të qëndrojnë në Kapshticë
Publik News

Emigrantët, vijojnë të qëndrojnë në Kapshticë

Rreth 50 emigrantë shqiptarë vijojnë të qëndrojnë në tokë neutrale në doganën e Kapshticës, ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 24 orë.

Mësohet se midis tyre ndodhen edhe persona të moshuar, të sëmurë dhe gra, të cilët po përballen me temperaturat e ulëta dhe reshjeve të shiut.

Emigrantët nuk u lejohet të futen në Shqipëri, pasi nuk kanë autorizimin përkatës. Sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria shqiptare, shqiptarët që duan të hyjnë në Shqipëria nga shteti grek, duhet të marrin një autorizim nga konsullata shqiptare, vetëm duke paraqitur arsye të forta për kthimin në atdhe.

Ndërsa sa i përket rikthimit në Greqi personave që iu ka mbaruar afati i lejes së qëndrimit nuk mund të rikthehen, kurse ata me leje qëndrimi të përhershme mund të rikthehen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.