‘La Bomba’ godet sërish në OFFSIDE: Gretës s’ja hap telefonin!
Rogert Sterkaj: Ju tregoj surprizën që kam për publikun
Rogert Sterkaj, i njohur si “La Bomba”, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë gjatë podcastit “OFFSIDE”, duke zbuluar se cilit personazh nuk do t’i hapte telefonin.
I pyetur drejtpërdrejt për këtë, ai u shpreh se nuk ka probleme personale me të gjithë, por bëri një përjashtim të qartë për Gretën.
“S’e përdor më Malin, po m’i ra ta hap direkt. Patjetër do jetë Greta. S’ja hap telefonin Gretes. Jo për mua, mua s’më ka bërë asgjë, madje më ka kënaqur kur fliste e thoshte “qepe, qepe at’ goj'”, por ajo që bëri me Juelën ishte e turpshme,” tha Sterkaj.
Ai kritikoi edhe mënyrën se si televizioni e riktheu figurën në ekran, pavarësisht situatës së krijuar.
“Një kanal televiziv e përjashton dhe e sjell prap sikur s’ka ndodhur asgjë… gjatë lojës dhe e rikthen prap? Kjo s’është normale,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo i duket një mesazh i gabuar për publikun.
Megjithatë, “La Bomba” theksoi se nuk është kundër askujt personalisht, duke dërguar edhe mesazhe pozitive për të tjerë në industri.
“Respekte për Family Dinasty, por drejtuesit e programeve… mos e keqkuptoni,” shtoi ai.
Në fund, Sterkaj surprizoi duke zbuluar edhe një ide për një format televiziv që do të donte ta realizonte.
“Kam një super program me sfida mes prindërve dhe fëmijëve. Fëmijët më marrin në telefon dhe thonë ‘Bomba, a ke mundësi me ma rregullu babën?’… dhe ne i fusim prindërit në sfida. Nëse nuk i kalojnë, kanë penalitete. Do ishte spektakël,” u shpreh ai.
Deklaratat e tij pritet të ndezin reagime në rrjet, duke qenë se “La Bomba” vazhdon të mbetet një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe provokues në skenën mediatike shqiptare.
KLIKONI KËTU PËR TË PARË EPISODIN E PLOTË TË ROGERTIT NË OFFSIDE
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



