E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Itali
Bota

EMRAT/ Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme komunitetin shqiptar në Itali, ku dy të rinj humbën jetën në një aksident fatal rrugor.

Automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion në rrethana ende nën hetim, ndërsa përplasja rezultoi vdekjeprurëse. Viktimat janë identifikuar si Blendi Syla, 20 vjeç, dhe Robert Daçi, të cilët nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Lajmi për humbjen e Blendit është konfirmuar edhe nga familjarët, të cilët përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale kanë njoftuar ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut. Ata bëjnë me dije se ceremonia mortore ende nuk është përcaktuar, pasi pritet riatdhesimi i trupit në Shqipëri, ndërsa detajet do të bëhen publike sapo të konfirmohen.

Familjarët kanë falënderuar miqtë dhe të afërmit për ngushëllimet dhe mbështetjen, duke e cilësuar humbjen si një dhimbje të jashtëzakonshme për të gjithë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në strada Sanità, në aksin rrugor provincial që lidh Savigliano me Vottignasco, në provincën Cuneo. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një segment të ngushtë rruge, i konsideruar prej vitesh problematik, ku janë regjistruar edhe më herët aksidente të rënda.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e plotë të kësaj tragjedie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.