Emrat/ Kush janë 18 protestuesit e opozitës që u arrestuan nga policia
Protesta e organizuar nga opozita në Tiranë është pasuar nga veprime hetimore të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Autoritetet njoftuan se deri më tani janë identifikuar gjithsej 37 persona të përfshirë në ngjarjet e dhunshme gjatë protestës, prej të cilëve 18 janë arrestuar, 17 po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim.
Sipas burimeve zyrtare, mes personave të proceduar penalisht ndodhen edhe figura të njohura politike, përfshirë sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Ervin Minarolli, si dhe deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu.
Hetimet lidhen me përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit, dëmtimin e pronës publike dhe përdorimin e mjeteve të rrezikshme gjatë tubimit. Prokuroria ka nisur verifikimet për rolin konkret të secilit person të përfshirë, ndërsa priten masa të tjera procedurale në vijim.
Personat e arrestuar nga protesta e opozitës:
-
Ardian Lici
-
Anduel Lleshi
-
Alan Lika
-
Anastas Mema
-
Tomas Koja
-
Ergi Shkurta
-
Sali Saraci
-
Ervis Mirashi
-
Adrian Toli
-
Rei Hasko
-
Bledi Spaho
-
Eldison Huli
-
Alket Toska
-
Leonid Xhebexhiu
-
Besnik Bali
-
Elton Hoti
-
Roni Bizhoti
-
Hamza Cani
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet mundësia e identifikimit të personave të tjerë të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



