E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Kush janë disa nga të burgosurit që u transferuan nga burgu i Durrësit
Lajme

EMRAT/ Kush janë disa nga të burgosurit që u transferuan nga burgu i Durrësit

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një shtetas nga Venezuela janë mes 15 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, burg i sigurisë së lartë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në këtë grup përfshihen edhe persona të arrestuar gjatë operacioneve të bujshme policore “Ura” dhe “Revansh”, të konsideruar si eksponentë të rrezikshëm të botës së krimit.

Operacioni i transferimit u realizua pak pas mesnate, nën masa ekstreme sigurie. Të burgosurit u shoqëruan nga dhjetëra mjete policore, ndërsa u ndoqën protokolle të rrepta sigurie. Kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Vendimi për zhvendosjen e këtyre individëve u mor pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që vuri në pikëpyetje nivelin e sigurisë në institucionet penitenciare.

Burgu i Durrësit, i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në qendër të vëmendjes për shkak të kushteve dhe masave të sigurisë. Pas një rivlerësimi të detajuar, 206 të dënuar dhe paraburgosur u analizuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa individët më problematikë u përzgjodhën për t’u transferuar në IEVP Peqin, i cili disponon seksione të posaçme të sigurisë së lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.