E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ “Laboratori” çon në pranga 5 persona në Tiranë dhe Durrës, 3 prej tyre vajza të reja
Publik News

EMRAT/ “Laboratori” çon në pranga 5 persona në Tiranë dhe Durrës, 3 prej tyre vajza të reja

5 persona, 3 vajza të reja dhe dy djem, janë vënë në prangat e policisë, pasi pajisnin me teste të shpejta Covid qytetarët, pavarësisht se laboratori i tyre nuk ishte u licensuar. Personat e arrestuar janë:

Eva Haruni, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

Elio Agolli, 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

Ervin Çela, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe mashtrimi”;

Anxhela Spahiu, 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

Aida Pisli, 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë “COVID-19”, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020 “Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Laboratori”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës. Pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për “COVID-19”, pa qenë të licencuar, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të mara në rrugë operative dhe elektronike, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin e koduar “Laboratori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”; E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;

E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”; A. S., 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”; A. P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”; Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë “COVID-19”, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020 “Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.