Emrat, miratohen 6 anëtarët e Autoritetit të Mediave Audiovizive
Parlamenti sapo ka miratuar 6 anëtarët e rinj të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Mësohet se me Gjergj Hamiti është votuar me 92 vota pro, Aurela Bicja është votuar me 99 vota pro, Besjan Zogaj ka marrë 101 vota, 99 Desada Metaj, 101 vota Jetmir Halilaj dhe 118 vota Joana Allushi.
AMA ishte që prej vitit 2019 me 3 vakanca, ndërsa 3 të tjera u krijuan në vitin 2021. Disa përpjekje të shumicës për të plotësuar ato gjatë legjislaturës së kaluar pa praninë e opozitës zyrtare dështuan, ndërsa u akuzuan si përpjekje për marrje kontrolli.
Megjithatë në qershor të vitit të kaluar, maxhoranca përzgjodhi Armela Krasniqin, ish-drejtoreshë e Komunikimit të kryeministrit Edi Rama nga krye të autoritetit. Sipas ligjit anëtarët e AMA-s zgjidhen sipas parimit të përzgjedhjes së kandidaturave paraprake nga mazhoranca dhe opozita në komisionin parlamentar të Medias. Pra kemi të bëjmë këtu me një bashkëpunim mes PS dhe PD në zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve, ku kandidatët votohen nga Parlamenti.
Fillimisht ishte Bashkimi Europian që do t’i kërkonte socialistëve që anëtarët e rinjtë AMA-s të zgjidheshin pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



