E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ OFL sekuestron tre makina luksoze të blinduara
Lajme

EMRAT/ OFL sekuestron tre makina luksoze të blinduara

Policia e Shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit njofton se ka bërë sekuestrimin e tre automjeteve luksoze në pronësi të shtetasve Saimir Taullau, Dashamir Gjoka dhe Durim Bami

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:

S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

D. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

D. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.