E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emrat/ Po ngrinin një lokal në plazhin e Velipojës, pronari dhe dy punëtorët arrestohen nga policia
Publik News

Emrat/ Po ngrinin një lokal në plazhin e Velipojës, pronari dhe dy punëtorët arrestohen nga policia

Ndërkaq në pranga përfunduan edhe dy punëtorët Aleksandër Simoni dhe Xhovalin Sukaxhia, që po ndërtonin objektin e paligjshëm.

Njoftimi i plotë

Tenton të ndërtojë në bregdetin e Velipojës Beach-bar, pa lejet përkatëse, vihen në pranga pronari dhe dy punëtorët që po ndërtonin.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestuan shtetasit:

A. K. 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”

A. S. 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Xh. S. 52 vjeç banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri lokal, Beach-bar në pronësi të shtetasit A. K. pa lejet përkatëse të organeve kopetente.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.