EMRAT/ Policia u bëri ‘kërdinë’, dënohen 4 shqiptarë në Angli
Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me 14 vite e 8 muaj burg gjithsej në Angli, pasi policia e Essex zbuloi një laborator kanabisi në Grays, me rreth 230 bimë dhe një vlerë të përllogaritur prej 100,000 paund.
Sipas raportimeve, oficerët zbuluan dy ambiente të mëdha kultivimi në zonën Globe Industrial Estate, Rectory Road, më 3 qershor 2025. Bimët ishin në faza të ndryshme të rritjes, me një peshë totale rreth 46 kg.
Të shpallurit fajtorë dhe dënimet e tyre:
-
Ervin Sadikaj, 34 vjeç, Dagenham – 4 vite e 8 muaj burg
-
Besjan Mustafaj, 32 vjeç, North Woolwich – 4 vite burg
-
Albest Deda, 27 vjeç, Dagenham – 3 vite burg
-
Pashk Gjonaj, 32 vjeç, pa adresë – 3 vite burg
Dënimet u shpallën në Gjykatën e Kurorës në Basildon, më 31 tetor.
Detektivi Serxhand David Crane deklaroi:
“Drogat janë një helm për komunitetet tona dhe shkatërrojnë jetën e njerëzve. Tregtia e paligjshme e kanabisit sjell pasoja dhe më të goditurit janë gjithmonë më të pambrojturit në komunitet. Informacioni i publikut ndihmon hetimet dhe krijimin e provave që çojnë në ekzekutimin e urdhër-kontrolleve.”
Operacioni dhe dënimet synojnë të dërgojnë një mesazh të qartë kundër kultivimit dhe tregtisë ilegale të drogës, duke mbrojtur komunitetet nga pasojat e këtij aktiviteti kriminal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


