EMRAT/ Vrasja në Burrel për hakmarrje
Janë mësuar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme (21 Janar) në Burrel, ku Islam Meta vrau me armë gjahu Petrit Kuka.
Pas ngjarjes së rëndë në Burrel mësohet se autori i ngjarjes është Islam Meta, 63-vjeç, ndërsa viktima është Petrit Kuka 52-vjeç.
Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është hakmarrja.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi viktima, 10 vite më parë i kishte plagosur vajzën autorit.
Kujtojmë që pas ngjarjes autori telefonoi policinë dhe u vetëdorëzua.
Mat/Informacion paraprak
Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



