E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Vrau vëllain dhe kunatën në mes të Tiranës, arrestohet autori i krimit që tronditi vendin
Publik News

EMRAT/ Vrau vëllain dhe kunatën në mes të Tiranës, arrestohet autori i krimit që tronditi vendin

Arsen Muskurti i cili vrau me armë zjarri vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti, është vënë në pranga nga policia e Tiranës në rrugën ‘5 maji’. Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja.

Ndërkohë të njëjta burime bëjnë me dije se Arseni kishte konflikte të vazhdueshme me të vëllain dhe kunatën ndërsa rasti i fundit ishte dy ditë më parë.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar lidhur me një agjenci turistike dhe sulme të vazhdueshme në rrjete sociale. Vëllezërit kanë qenë ortak në biznes dikur por konfliktet nuk ndaleshin.

Në profilin e autorit të ngjarjes në Facebook ai akuzon kunatën e tij se fshihet pas një profili fals, e cila e akuzon për lidhje jashtëmartesore.

Çifti Dritan dhe Nora Muskurti kanë lënë pas dy fëmijë të mitur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.