Emrat/Banda mafioze shqiptare ekzekuton tregtarin e mishit në Itali
Gjykata Supreme vendosi se ankesa e paraqitur tre nga katër shqiptarët kundër aktgjykimit të shkallës së dytë ishte e papranueshme.
Ndërsa më tej gjykata ka dhënë dhe masën e dënimit për tre shqiptarët e akuzuar për vrasje. Kështu 16 vite e gjysmë janë dhënë për Ergren Cullahj, 15 vjet e gjashtë muaj për Vitor Lleshi e Pert Lleshi. Komponenti i katërt i grupit, Erion Luli, nuk kishte apeluar dënimin me 14 vjet e 4 muaj, të dhënë nga gjykata.
Të gjithë u akuzuan për vrasje të pretenduar. Banda kishte hyrë në shtëpinë e Pietro Raccagni, pronar i një dyqan mishi në Erbusco, më 7 korrik, 2014, për të kryer vjedhje. Por lidhur me këtë tentativë për grabitje kanë qenë gruaja dhe fëmijët e biznesmenit që i kanë dëgjuar. Tregtar më pas ka zbritu tek dyqani për të parandaluar grabitjen, por Vitor Lleshi e kishte qëlluar me një shishe në kokë biznesmenin Pietro Raccagni. Nga plagët e marra, tregtari kishte vdekur pas 11 ditësh në Spitalin Civil.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



