E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri/ 27 vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës. Detajet e para për ngjarjen e rëndë
Lajme

Emri/ 27 vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës. Detajet e para për ngjarjen e rëndë

Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur brenda makinës së tij, vdekje e cila dyshohet të ketë ardhur nga një armë zjarri.

Ngjarja që ndodh në rrugën që lidh Ugento me Casarano është ende mister, ndërsa trupi i pajetë i përket 27 vjeçarit Serxhio Veizi.

 

 

Ai u gjet në bordin e makinës së tij “Volkswagen Polo”, gri i parkuar përbri rrugës. Pranë trupit të shtrirë në sediljen e pasagjerit, i mbuluar nga gjaku, ishte edhe arma.

A është një vetëvrasje apo një vrasje? Ende nuk mund të sqarohet për momentin, ndërsa agjentët e policisë së Komisariatit Taurisano, janë duke hetuar për të zbardhur ngjarjen.

Mediat lokale italiane shkruajnë se i riu jetonte në Provincën e Barit dhe ende nuk mund të thuhet nëse ai ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes apo nëse dikush e ka vrarë atë. Ai ka pasur precedentë penalë në të shkuarën që lidhet me botën e drogës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.