E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Ekstradohet nga Franca 52-vjeçari nga Fieri
Lajme

EMRI/ Ekstradohet nga Franca 52-vjeçari nga Fieri

Fraklin Xhelaj nga Fieri është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë pasi ndaj tij në vitin 2021 ishte dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Policia njofton se 52 vjeçari, i njohur me pseudonimin “Bebi”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i policisë

Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Lyon, Francë, është ekstraduar nga Franca, shtetasi shqiptar Fraklin Xhelaj, 52 vjeç, banues në Fier.

Për këtë shtetas, GJKKO, me vendimin e datës 19.07.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut.

Nga hetimet me metoda speciale, ky shtetas dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë.

Nga hetimet dhe veprimet e bashkërenduara midis autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre greke është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 27 kg heroinë.

Shtetasi Fraklin  Xhelaj, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, kishte pseudonimin “Bebi”.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.