E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Emërohet drejtor i ri i komanduar i burgut të Durrësit
Lajme

EMRI/ Emërohet drejtor i ri i komanduar i burgut të Durrësit

Pas largimit nga detyra të Indrit Cerlojit, drejtimi i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës i është besuar përkohësisht Edmond Llabanit. Ai është komanduar në këtë post pas zhvillimeve të fundit që tronditën institucionin.

Ndryshimi në drejtim vjen në vijim të arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, një ngjarje e rëndë që ngriti pikëpyetje mbi sigurinë dhe menaxhimin e institucionit.

Ministria e Drejtësisë mori vendimin për shkarkimin e Cerlojit një ditë më parë, duke sinjalizuar ndërhyrje të menjëhershme në drejtimin e IEVP Durrës dhe duke hapur rrugë për riorganizim të strukturave drejtuese.

Edmond Llabani ka ushtruar më herët funksionin e drejtorit të Burgut të Peqinit dhe konsiderohet një emër me eksperiencë në administrimin e institucioneve penitenciare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.