E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Gomonia me marijuanë nga Shqipëria në Leçe
Lajme

EMRI/ Gomonia me marijuanë nga Shqipëria në Leçe

Një sasi e madhe droge, marijuanës qe sapo kishte mberritur nga Shqiperia me nje vlere rreth 600 mijë euro, u kap në brigjet e Lecce mesditën e së dielës.

Sipas mediave italiane, marijuana kishte dale nga Shqipëria. Ne pranga rane 4 persona, mes tyre edhe shqiptari Arsen Xhaferri 32 vjeç.

Gomonia ku ishte fshehur droga ishte duke u transportuar me një makinë Mitsubishi në territorin e komunës së Frigoles e cila shoqërohej nga një makinë tip “Fiat multipla” në të cilën udhëtonin shqiptari Arsen Xhaferri me precedent penal per emigracion klandestinë dhe dy italianët Cristian e Michele Cito të njohur nga policia italiane.

Për ti shpëtuar kontrollit të policise, të arrestuarit kishin ngarkuar në bordin e gomones instrumente peshkimi duke transportuar mjetin lundrues e lëndën narkotike në mes të ditës dhe duke u përfshirë me masën e gjerë të pushuesve që këtë weekend populluan plazhet e Puglias.

Pas kontrollit në gomonen e gjatë rreth 7 metra u gjetën 502 kg marijuanë. Marijuana ishte e konfeksionuar hermetikisht në thasë me simbole të ndryshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.