E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri i tij i vërtetë është- NËNTOR NJËZET E TETË!
Publik News

Emri i tij i vërtetë është- NËNTOR NJËZET E TETË!

 

Ditën e martë, 26.01.2021, në sallën “Ismail Qemal Vlora”, pranë shtabit elektoral të PD, zbukuruar vetëm me fotografi nga aktiviteti politik e shtetformues i Atit të Kombit, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” në bashkëpunim me Shoqatën Mbarëkombëtare “Ismail Qemali Vlora” zhvilluam Akademinë Përkujtimore: “Ismail Qemal Vlora- themelues i shtetit shqiptar”

Veprimtaria u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Dr. Bujar Lleskaj.

Në këtë veprimtari, ishin të pranishëm intelektualë të Vlorës, personalitete të ndryshme të jetës së qytetit, si edhe të ftuar nga Tirana!

Aktivitetin e nderoi me pjesëmarrjen e tij, stërnipi i Ismail Qemalit, Qemal Vlora.

Pas nderimit të Himnit Kombëtar Drejtuesi Politik i qarkut Vlorë, njëkohësisht drejtues i Institutit të Studimeve Politike, “Ismail Qemal Vlora” mbajti një kumtesë për Ismail Qemalin, si Ati i Kombit, shtetari i madh, vizionari si Ai.

“Ismail Qemali u largua nga jeta më 24 janar 1919, për të hyrë dhe qëndruar në altarin e pavdekshmërisë sonë kombëtare, si shtetari më i madh që kemi patur dhe figura më e dashur politike dhe e iluminuar e shqiptarisë!”- theksoi zoti Leskaj në fjalën e tij.

Në këtë aktivitet u mbajtën disa kumtesa rreth figurës, aktivitetit, personalitetit, rolit dhe ndikimit të Ismail Qemalit në poezinë popullore, shpirtin e kombit dhe në jetën 110 vjeçare të shtetit shqiptar.

Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, bashkëdrejtues i aktivitetit mbajti një kumtesë për jetën dhe veprën e Atit të Kombit.

Studiuesi Gëzim Zilja, ish- deputet dhe ish- kryetar i bashkisë së Vlorës, mbajti kumtesën: “Katër telegrame të Ismail Qemalit”, drejtuar kancelarive të Evropës dhe institucioneve shqiptare të kohës, duke shpalosur kështu personalitetin politik dhe vizionin e ardhmërisë së tij.

Dr. Albert Abazaj mbajti kumtesën: “Ismail Qemal Vlora dhe flamuri kombëtar në poezinë popullore shqiptare”.

U lexua kumtesa e z. Ndriçim Kulla: “Ismail Qemali, politikani më i shquar në historinë e Shqipërisë, pas Heroit kombëtar, Skënderbeut”.

Akademinë Përkujtimore e përshëndeti edhe stërnipi i i Atit të Kombit, zoti Qemal Vlora.

Në fjalën përmbyllëse Dr. Bujar Leskaj theksoi: “Kjo veprimtari është një pikë uji në oqean, në nderim të veprës së Atit të Kombit me shpresën që shumë shpejt ashtu si edhe në Prishtinë të ngremë bustin e tij edhe në Shkup!”

Në përfundim të aktivitetit të pranishmit në Akademinë Përkujtimore për nder të Ismail Qemal Vlorës, kryen homazhe dhe vendosën kurora dhe tufa me lule dhe u përulën me veneracion në varrin e Atit të Kombit tonë, themeluesit të shtetit të parë shqiptar!

Një kurorë, si: “Apoteozë madhështore e të gjithë popullit, kurorë që AI e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij…”

Aktiviteti pati një jehonë të gjerë në qytetin e Vlorës, jo vetëm në media, por edhe në interesimin e qytetarëve e intelektualëve vlonjatë, të cilët në ditëvdekjen e Atit të Kombit, kujtuan patriotin e madh dhe detyrimin që kanë të gjithë shqiptarët ndaj figurave të tilla, të cilat përbëjnë themelet e fuqishme mbi të cilat ngrihet kombi ynë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.