Emri i tij mori firmën e Sali Berishës për Autoritetin e Dosjeve, PS paralajmëron rrëzimin e kandidaturës së Simon Mirakës
Për zgjedhjen e presidentit Sipas Ballës, “kemi ardhur në momentin e përmbylljes së këtij procesi”, por kishte dhe një mesazh për opozitën, kur tha “nëse opozita ka dëshiruar prej fillimit të ketë president që ta zgjedhë e vetme, mendoj që kjo nuk i bën nder askujt”.
“E para në raundin e 4 PS, do propozojnë një kandidat apo kandidate në varësi të një procesi që ne jemi duke e vijuar që prej datës 28 mars.
Një forcë politike serioze, bën dhe një proces paraprak përzgjedhës. Përgjatë këtij ne kemi identifikuar dhe vijojmë të identifikojmë kandidatura potenciale që përmbushin disa prej pritshmërive që kanë qytetarët. Ne duam që Presidenti apo presidentja në 5 vitet e ardhshme të jetë autoritet moral. Të mos jetë Presidenti PS por i gjithë shqiptarëve.
Kini pak durim e në ditët në vijim do jemi në komunikim dhe më të shpeshtë për gjithë zhvillimet. Ne brenda forcës tonë kemi rregulla që do i respektojmë, do bëjmë diskutim të gjerë e thelluar në kryesi, më pas në grupin parlamentar prej ku do merret dhe mbështetja si e kërkon Kushtetuta me të paktën 20 firma mbështetëse.
Në këtë rast PS ka 74 mandate dhe ajo që është me rëndësi është që ky proces po shkon drejt përfundimit”, tha Balla per hapat qe do te ndiqen nga sot ne PS per emrin e ri te kreut te shtetit
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla deklaroi se Partia Socialiste nuk do të mbështesë kandidaturën e Simon Mirakës, të propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, për tu zgjedhur si anëtar i Verifikimit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Përmes një deklarate për media Balla theksoi se maxhoranxa nuk do të marrë në konsideratë asnjë dokument që mban firmën e Sali Berishës.
“Për sa i përket kandidaturës Simon Miraka ne e kemi votuar disa vite më parë, kur ai është zgjedhur në mandatin e parë. Zoti Miraka po kandidon për një mandate të dytë.
Ne nuk kemi asgjë me zotin Simon Mirika. Kemi konstatuar që nga deputetët që kanë propozuar zotin Miraka është përfshirë dhe katrani me bojë. Në këto kushte është e pamundur që zoti Miraka të marrë mbështetjen tonë.
Sot të kandidosh për anëtar të verifikimit të dosjeve të sigurimit dhe të marrësh firmën e Sali Berishës është si në diktaturë të merrje firmën e Sigurimit të Shtetit. Sali Berisha dhe Sigurimi i Shtetit janë e njëjta gjë. Sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë, në këtë aspekt
I kërkoj zotit Miraka që të pastrojë listën e emrave nga katrani me bojë dhe nëse e bën atë mund ta konsiderojmë si kandidaturë”, tha Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



