E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri/ Ishte dënuar me 10 vite burg arrestohet
Lajme

Emri/ Ishte dënuar me 10 vite burg arrestohet

Arrestohet një person i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim’.

Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor:

Fredi (alias Alfred) Isaraj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.2383, të datës 20.09.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.