E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Kapet në Rinas lushnjari i kërkuar për vrasje, teknika që u përdor për t’i zbuluar mashtrimin
Publik News

EMRI/ Kapet në Rinas lushnjari i kërkuar për vrasje, teknika që u përdor për t’i zbuluar mashtrimin

Intervistimi i Policisë Kufitare Rinas, ka arritur të zbuojën identitetin e vërtetë të një shtetasi në kërkim në Itali, i cili tentoi të kalojë kufirin me leje kalimi me të dhëna të fallsifikuara.

Shtetasi i ndaluar rezultonte i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” i dënuar me 12 vjet e 2 muaj burg.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjes së paligjshmërisë, Policia Kufitare Rinas ndaloi shtetasin Muhamed (Bledar) Leka, 42 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18.11.2003, ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 76 – 25 të Kodit Penal.

Shtetasi Muhamed Leka, erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se ishte person në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi i mësipërm, ju dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.