EMRI/ Kush është pronari i godinës ku u vendos lënda plasëse
lënda plasëse u vendos në pronën e 60-vjeçarit Remzi Ponari. Nga informacionet e deritanishme, si dhe hetimet e lidhura me rastin dyshohet se tritoli është vendosur për motive që lidhen me aktivitetin tregtar të 60-vjeçarit, pasi dhe vetë vendi ku u vendos tritoli në katin e parë të banesës shërbente si dyqan për shitjen e xhamave.
Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



