E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri/ Policia e shtetit e mbajti të fshehtë vdekjen e minatorit bulqizak
Lajme

Emri/ Policia e shtetit e mbajti të fshehtë vdekjen e minatorit bulqizak

Tre javë pasi qëndroi në spital, një minator 31-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën, por ngjarja është tentuar të mbahet e fshehur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 3 javë më parë, ku i riu Artur Mjeshtri, ishte duke punuar në një nga minierat e Bulqizës, por i pasiguruar nga kompania që e shfrytëzon. Vetë kompania vijon aktivitetin e saj ilegal në një galeri në Krastë.

Në atë moment, një masiv dheu është shkëputur, dhe për pasojë ka rënë mbi Artur Mjeshtrin. 31 vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është mjekuar prej 3 javësh në spital, por për shkak të plagëve të marra, ditën e djeshme ka ndërruar jetë. Skandali thellohet edhe më tej, pasi kjo ngjarje mbahet e fshehur nga Policia e Shtetit, prokuroria dhe institucionet ligjzbatuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.