EMRI/ Vlorë ,burri u gjet i vdekur poshtë pallatit
Identifikohet burri 68-vjecar qe u gjet i pajete poshte nje pallati ne Vlore. Policia e Vlores ben me dije se ai eshte pare i pajete në orën 05:37, në lagjen “28 Nëntori” te qytetit. Behet fjale per shtetasin me inicialet Luto Murataj, 68 vjeç.
Informacion paraprak
Më datë 20.09.2018, në orën 05:37, në lagjen “28 Nëntori” në rrugën poshtë një pallati është gjetur i pajetë shtetasi L.M, 68 vjeç. Nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të pallat, në kushte depresive, pasi kurohej nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



