Ende mister fati i 26 vjeçarit që dyshohet sa ra në lumin e Semanit
Një ditë më parë për më shumë se 4 orë polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit, Seman, një automjet dhe drejtuesin e saj, për të cilin u hodhën dyshime se ka rënë në lumë.
Bëhet fjalë për shtetasin Mateo Lika 26 vjeç, i cili ka humbur kontaktet me familjarët dhe nuk dihet çka ndodhur me të, ka rënë në lumë me automjet, apo është larguar nga aty, pas përplasjes me parmakët.
Telefoni i 26 vjeçarit vijon të jetë i fikur dhe vendndodhja e tij dhe automjetit të marrë me qira bëhet edhe më i vështirë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



